Për Ne

 

Rrugëtimi i Suksesit të Olti Market

Olti Market ka nisur pas luftës në vitin 1999, si një biznes lokal në fshat.
Ahëri i bagëtive shpëtoi nga djegia gjatë luftës, dhe derisa e rinovuam ne morëm një lokal me qera dhe e shndërruam në një market të plotë. Me kalimin e kohës dhe rritjen e kërkesave, zgjeruam hapësirën dhe shndërruam edhe sallonin e shtëpisë në një shërbim për klientët tanë.

Në 28 Nëntor 2023, hapëm Olti Market 2 në qytetin e Drenasit, duke ofruar pastërti, cilësi të lartë, shërbim të shkëlqyer dhe çmime konkurruese. Pas këtij hapi, vijuan zhvillimet:
Olti Market 3 – 3 Qershor 2024
Erta Caffe 1 – 15 Qershor 2024
Olti Market 4 – 28 Qershor 2024
(në qytetin e Skenderajit)
Olti Market 5 dhe Erta Caffe 2 – 28 Shtator 2024
(në qytetin e Skenderajit)

Dhe së shpejti do të hapim Olti Market 6.

Ky sukses është i mundur falë besimit të vazhdueshëm të klientëve tanë.
Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë!

MISIONI VIZIONI STORIA

Misioni
Të ofrojmë shërbim të shkëlqyer, cilësi të lartë dhe çmime konkurruese, duke krijuar një përvojë të kënaqshme për çdo klient në çdo hapësirë që ofrojmë.

Vizioni
Të jemi liderë në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të cilësisë më të lartë, duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin tonë dhe duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë.

Storia
Olti Market ka nisur në vitin 1999, pas luftës, si një biznes i vogël në fshat.
Me kalimin e kohës dhe përkushtimin ndaj cilësisë, ne u zgjeruam dhe hapëm degë në qytetet e Drenasit dhe Skenderajt.
Falë besimit të klientëve tanë, jemi të fokusuar në rritjen e vazhdueshme dhe në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që tejkalojnë pritshmëritë.

Kontaktet e Olti Market

Për çdo informacion ose pyetje, mund të na kontaktoni në:
•Për të gjitha pikat: +383 49 515 777
•Për logjistikën: +383 43 515 888
•Për administratën: +383 43 800 518
Drejtor Ekzekutiv : +383 49 798 789

Ne jemi gjithmonë në dispozicion për t’ju ofruar shërbimin më të mirë!